Berisha nxjerr fakte dritheruese per Kokainen: Qendroi 9 dite ne port, pse...

Berisha nxjerr fakte dritheruese per Kokainen: Qendroi 9 dite ne port, pse u shkarkua drejtori!

109
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerre sot disa te dhena, qe faktojne lidhjen e ngarkeses se 613 kg kokaine e kapur ne Durres me njerez te Kryeministrit, sikurse thote ai.

Berisha numeron disa fakte, qe nga shkarkimi i drejtorit te Portit, Qirici dhe zevendesimi i tij me te besuarin e Rames, Afrim Bakaj, te doganieret qe kaluan kontenierin.

Postimi i Berishes:

Informacione te reja per ngarkesen prej 613 kg kokaine qe erdhi ne Durres duke patur si garantor klanin Rama!

Zyrtari dixhital informon:

1- Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4. Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.
Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste.

2- Pas ketij deshtimi, doganiere te caktuar jane perpjekur qe konteinerin ta vleresojne pa rrisk, me qellim qe ti shpetoje skanerit por kane deshtuar pasi rrisku percaktohet nga sistemi.

3- Pasi filloi gjithe porti te flase per klanin prites Edi dhe Olsi Rama dhe porti te mbaje ere droge, konteinerin me rrisk, por jo drite te kuqe, jane detyruar qe 9 dite pas shkarkimit ta nisin ne oren 2:00 te mengjesit per te kaluar skanerin dhe derguar drejt destinacionit.

4- Punonjesit e Rapiskan, qe eshte kompani private amerikane, nuk i kishin thene asnje fjale per “mallin”, me shprese se ai nuk do ta konstatonte. Perkundrazi, pasi ai ka konstatuar mallin ne pako i eshte kerkuar nga punonjes dogane te lejoje kalimin e konteinerit. Ai ka refuzuar ne menyre kategorike dhe ka derguar ndihmesin e tij ne shtepine e drejtorit te vete.

Me kete rast ftoj qytetaret ti shtrojne vetes se tyre por dhe Edvinit pyetjet qe vijojne:

1- Kush urdheroi qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te kalonin nga kalata 4 ne kalaten 3 dhe cili ishte qellimi i ketij kalimi?

2- Pse shkarkove me urgjence drejtorin e portit Qirici dhe pse nuk tregon arsyet e ketij shkarkimi? Apo ke frike nga shkresa qe ai disponon dhe qe refuzoi te firmose?

3- Pse mashtrove shqiptaret dhe paraqit operacionin si sukses te policise dhe doganave shqiptare? Nderkohe qe droga nuk u zbulua as nga policia dhe as nga dogana por vetem nga punonjesi i turit te kompanise private amerikane, te cilit nuk ju dha asnje informacion paraprak!

4- Pse mohove publikisht informacionet nderkombetare dhe pse u mbajt 9 dite ne kalate konteineri me 613 kg droge?

Ne pergjigjet e ketyre pyetjeve qendron e verteta perveluese per lidhjen e ngarkeses se droges me klanin me te fuqishem te pushtetit klanin Rama! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY