BBC/ Shqiptarët, viktimat e para ndër të huajt të skllavërisë moderne

BBC/ Shqiptarët, viktimat e para ndër të huajt të skllavërisë moderne

111
0
Shares

Duke iu referuar raportit vjetor të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, të njohur si “FBI”-ja britanike, BBC njofton se në Britani, vitin e kaluar është shënuar një numër rekord i atyre që njihen si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit, me mbi 5.000 të referuar si të tillë.

Nga studimet e bëra rezulton se, ndër 116 kombësi të huaja, shqiptarët zënë vendin e parë me 777 raste, të pasuara nga vietnamezët me 739 syresh.

Në total, për herë të parë në histori britanikët zënë vendin e parë. Numri i fëmijëve që mendohet se janë viktima u rrit me 66 për qind nga një vit më parë.

Sipas “NCA”-së, referimet për fëmijët vijnë kryesisht për shkak të shtimit të tregtisë së drogës, ku të rinjtë përdoren si korrierë të shpërndarjes së saj. Më shumë se 2.000 fëmijë u referuan në Mekanizmin Kombëtar të Referimit, që bën identifikimin e viktimave të skllavërisë moderne, qofshin për gratë e trafikuara apo fëmijët, sidomos ata të pashoqëruarit.

Në Britani, gratë e trafikuara dhe fëmijët e pashoqëruar shqiptarë përbëjnë një shqetësim të madh për autoritetet vendase, ndërkohë që autoritetet shqiptare në Tiranë dhe Londër mendojnë se këto kategori nuk janë realisht të tilla.

Një numër i madh fëmijësh të pashoqëruar kanë përfunduar nëpër burgjet britanike, për shkak të përfshirjes së tyre në rrjetet kriminle të shpërndarjes së drogës.

Sipas Will Kerr, drejtorit të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, “NCA”, shifrat “në mënyrë thuajse të sigurtë përfaqësojnë një vlerësim jo të plotë të përmasave reale të këtij fenomeni në Britani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY