Bashkia e Shkodrës nxjerr shifrat skandaloze të ndihmës për të përmbyturit

Bashkia e Shkodrës nxjerr shifrat skandaloze të ndihmës për të përmbyturit

80
0
Shares

Bashkia e Shkodrës ka bërë publike sot shifrat e furnizimit të banorëve dhe fermerëve të përmbytura nga ujërat e kaskadës së Drinit. Raportet e nevojave me ato të plotësuar është tepër I thellë. Ndonjëherë janë përmbushur nga qeveria vetëm 5 për qind e nevojave duke shkaktuar zemërim tek qindra fermerë që e lidhin përmbytjen me keqmenaxhimine kaskadës së drinit nga ministria e Infrastrukturës.

Furnizimi me koncentrat dhe magazimi për tu shpërndarë për gjënë e gjallë ka vijuar edhe sot në zonat e përmbytura të Bashkisë së Shkodrës.

– Njësia Administrative Ana e Malit janë shpërndarë 4 ton misër dhe 4 ton koncentratë për fshatin Obot.

– Njësia Administrative Berdicë janë shpëndarë 15 ton koncentratë.

– Njësia Administrative Rrethina janë shpërndarë 20 ton koncentratë: 2 ton për fshatin Zues ndërsa 18 ton janë shpërndarë për zonën Livade dhe Livade Zooteknikë në qytet.

Image may contain: text

– Njësia Administrative Velipojë janë magazinuar sonte në ora 20.30, 18.5 ton koncentratë pjesë e ndihmës së Qeverisë Turke, sasi që do të nisë të shpërndahet nesër ora 09.00.

– Njësia Administrative Dajç janë shpërndarë sot 2.6 ton koncentratë ndërsa në orën 21.30 janë magazinuar për tu shpërndarë nesër edhe 5 ton hime dhe 10 ton koncentratë.

No automatic alt text available.

Vlen të theksohet se kërkesat e banorëve, të adresuara përmes Bashkisë së Shkodrës edhe në Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, nga dita e parë e përmbytjeve dhe deri më sot, janë plotësuar vetem në masën 32%.

No automatic alt text available.

Kërkesat tona janë të përditshme dhe presim që ato të plotësohen për të mos shtuar më shumë problemet në zonat e përmbytura.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY