DETAJE & VIDEO/ Trafiku i klandestinëve, media angleze zbulon ‘sekretet’ e shqiptarëve...

DETAJE & VIDEO/ Trafiku i klandestinëve, media angleze zbulon ‘sekretet’ e shqiptarëve – Ja si arrihej në Britani

81
0
Shares
Smashed, the people smuggling gang that sneaked 750 Albanians into Britain

Media Britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim kontrabandistëve shqiptarë, që trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë, duke treguar dhe itinerarin që ndiqej re për të arritur vendet evropiane në mënyrë të paligjshme.

Një operacion ndërkombëtar policor ka shkatërruar një rrjet trafikantësh shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Në operacionin e zhvilluar arritën të zbulonin më shumë se 50 persona që bënin miliona duke trafikuar emigrantë të më shumë se 17 shteteve për të arritur Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

39 të dyshuar që vepronin në dhjetë vende, përfshirë Britaninë, akuzohen për kontrabandë me rreth 1,500 emigrantë të kaluar në mënyrë ilegale, ndërsa 12 të tjerë janë në kërkim. Çdo emigrant paguante 20 mijë paund për të ikur nga Shqipëria.

Kontrabandistët ndihmoheshin në Shqipëri nga 4 policë kufitarë për të kaluar emigrantët në mënyrë të paligjshme.

Hetuesit sekuestruan gjithashtu armë automatike, 25 mijë paund, pasaporta të falsifikuara si dhe 28 kompjuterë të përdorura për të bërë dokumentet e rreme.

Sipas medias britanike Daily Mail më shumë se gjysma e emigrantëve të paligjshëm, rreth 750, kanë përfunduar në Britaninë e Madhe.

Në hartën që ka bërë e përditshmja britanike, shpjegon itinerarin e kontrabandistëve, ku si fillim niseshin nga Italia ose Franca, por pas goditjes nga policia e këtyre vendeve, filluan të marrin rrugë të tërthorë përmes Malit të Zi, Serbisë, Gjermanisë dhe Spanjës veriore, prej nga do të vazhdonin rrugën e tyre me mjete lundruese drejt Britanisë së Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY