VIDEO & FOTO GALERI/ Lulzim Basha, thirrje për një zgjim të dytë...

VIDEO & FOTO GALERI/ Lulzim Basha, thirrje për një zgjim të dytë të shqiptarëve

179
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kryegjyshata Botërore e Bektashinjve uroi besimtarët për festën e Sulltan Novruzit.

Ndërsa uroi besimtarët bektashinj për festën, lideri i PD-së u bëri thirrje shqiptarëve për një zgjim të dytë.

“Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e imam Aliut. Është dita e dritës mbani errësirën. Ndaj i uroj besimtarëve qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe optimizmit. është po kështu dhe dita e 22 marsit ku qytetarët mposhtjen diktaturën 25 vjeçare, më të keqe, që varfëroi, shtypi jetët e miliona shqiptarëve. Është dita e një trumfi të madh. Është një thirrje dhe një bashkim për një zgjim te dyte te shqiptareve, te mposhtim diktaturën e krimit. Për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision i PD. Drejt Shqipërisë së lirisë, dinjitetit, dhe të punës. Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, gëzuar 22 marsin, ditën e paralajmërimit dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptar”, tha Basha.

Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

U uroj nga zemra të gjithë vëllezërve dhe motrave bektashianë, Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut.

Është dita e ringjalljes, dita që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës, është dita e fitores së dritës mbi errësirën.

Ndaj ju uroj nga zemra, të gjithë besimtarëve të Zotit, qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe besimit në Zot, e optimizmit dhe të mirës në zemrat  dhe familjen e çdokujt.

Është po kështu 22 marsi historik, dita ku 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45 vjeçare.

Mposhtën diktaturën e së keqes, diktaturën më çnjerëzore që varfëroi, shtypi dhe shkatërroi jetët e miliona shqiptarëve.

Është dita e triumfit të madh, të bashkimit të vullnetit të shqiptarëve, por është po kështu një thirrje për një bashkim dhe një zgjim tjetër të madh vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaurën e krimit, për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision kombëtar i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë së lirisë, së dinjitetit, të punës dhe të demokracisë europiane.

Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!

Gëzuar 22 marsin e historisë, paralajmërimin dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Gezuar!

.

Uroj të gjithë bektashianët shqiptarë, Gëzuar festën e Sulltan Novruzit.Është po kështu 22 marsi historik, dita ku 26 vite më parë me 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45 vjeçare.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 22 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY