FOTO GALERI/ Rrëshqitja e tokës, “merr me vete” një lagje në Milot

FOTO GALERI/ Rrëshqitja e tokës, “merr me vete” një lagje në Milot

413
0
Shares

Erozioni po bën dëme të konsiderueshme në disa banesa në lagjen Mal Milot, ndërsa banorët janë të shqetësuar nga kjo situatë. Reshjet e këtij sezoni dimëror, duket se kanë sjellë mjaft probleme në disa familje në kodrën e qytetit të Milotit, përbri përroit aty ku dhe pritat malore janë shkatërruar prej disa vitesh. Janë me dhjetëra familje që kanë kërkuar ndihmën e institucioneve, nga rreziku i kanoset nga rrëshqitjet e tokës.

Disa familja kanë mundur të largohen, ngaqë shkarja e tokës është afruar pranë banesave, ndërsa të tjera familje e kanë të pamundur të strehohen diku gjetkë. Situata konsiderohet mjaft e rëndë teksa rrëshqitjet e tokës janë prezente në çdo moment, në disa banesa janë shfaqur dëmtime, sakaq banorët kërkojnë  ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve.

Sipas banorëve disa inxhinierë nga vendorët kanë bërë verifikimet e bonusit të tokës, gjë që kanë dhënë vlerësimet se kjo zonë duket se ka probleme serioze për banesat duke rrezikuar dhe jetën e këtyre banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY