Bulqizë, burri ishte shpallur në kërkim, gruaja e gjen të mbytur në...

Bulqizë, burri ishte shpallur në kërkim, gruaja e gjen të mbytur në kanal

95
0
Shares
Foto Ilustruese

Një i moshuar i larguar prej disa ditësh nga banesa është gjetur pasditen e djeshme i mbytur. Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga F. S., 64 vjeçe, banuese në Bulqizë, se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj V. S., 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Burri me inicialet V. S., ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për “Largim nga banesa”, pasi, me datë 18. 03. 2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, F. S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, V. S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY