SHORTI & PËRPLASJET/ Futboll, përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës

SHORTI & PËRPLASJET/ Futboll, përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës

154
0
Shares

Laçi – Kukësi dhe Skënderbeu – Flamurtari janë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Këto përballje u vendosën në shortin e hedhur mesditën e së mërkurës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Takimet e para do të luhen më 5 Prill, ndërsa ato të kthimit më 18 Prill. Laçi dhe Kukësi janë sfiduar në dy finale të Kupës së Shqipërisë më parë. Kurbinasit e arritën suksesin në 2015, ndërsa ai kuksian në 2016.

Skënderbeu është i vetmi që nuk e ka fituar deri më tani këtë trofe edhe pse ka luajtur 5 herë finalen, e fundit vitin e kaluar me Tiranën. Fituesi i trofeut siguron pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League. Interesi nuk është i vogël për këtë aktivitet, duke parë që gara në kampionat për një vend në zonën europiane është bërë e fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY