Vlorë, vrau kushëririn me sëpatë, ja çfarë tha në gjykatë

Vlorë, vrau kushëririn me sëpatë, ja çfarë tha në gjykatë

204
0
Shares
Dilaver Veshaj

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Dilaver Veshaj pasi vrau me sëpatë kushëririn Arben Veshaj.  Ngjarja e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku konflikti mes kushërinjve përfundoi me masakrimin e 37-vjeçarit në sy të djalit të mitur.

Sot ai është paraqitur në gjykatë, ku prokurori Kledian Llaho, ka kërkuar arrest me burg për të arrestuarin në flagrancë.

Gjatë masës së sigurisë, i arrestuari ka thënë vetëm pak fjalë. “Nuk jam mirë”, mësohet se është shprehur para gjykatës, Dilaver Veshaj.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku viktimë ka mbetur Arben Veshaj. 37-vjeçari, i cili merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç.

Pranë stanit të Veshajt ndodhet dhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte në afërsi të pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar me gurë për t’i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmërim, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY