Krisma armësh në Krumë, i plagosuri në spitalin ushtarak

Krisma armësh në Krumë, i plagosuri në spitalin ushtarak

103
0
Shares

Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë një 52-vjeçar me armë zjarri.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë shtetasin Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY