VIDEO / Itali, i riu ndalohet për për një kontroll rutinë, por...

VIDEO / Itali, i riu ndalohet për për një kontroll rutinë, por i gjejnë 1 kg kokainë në makinë

86
0
Shares

Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Como, Itali pasi në makinë i është gjetur një sasi prej 1 kilogramë kokainë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj i riu ishte duke udhëtuar me makinë kur është ndaluar nga policia.

Ndalimi është vënë në zonën e Olgiate Comasco, Como, ku një patrullë ka ndaluar makinën ku udhëtonte shqiptari. Gjatë kontrollit është verifikuar se i riu që udhëtonte, nuk ishte banor i zonës.

Ai ishte nervoz dhe kjo ka shtyrë policinë që të bëjë një kontroll të makinës. Gjatë këtij kontrolli është gjetur edhe sasia e konsiderueshme e kokainës.

Droha prej 1 kilogramë 165 gramë drogë e llojit kokainë është gjetur e fshehur pas kasetofonit të makinës. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur me vete kishte edhe 4 mijë euro. Ai është arrestuar dhe akuzohet për trafik droge.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY