HARTA/ Parashikimi, sot e nesër shi dhe erëra të forta, ja çfarë...

HARTA/ Parashikimi, sot e nesër shi dhe erëra të forta, ja çfarë pritet javën tjetër

215
0
Shares

Gjatë pasdites së sotme shirat shtohen në zonën e Veriut, ndërsa pritet fuqizim në mbrëmje dhe gjatë natës në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, shpejtësia e erës në mesditë ka shënuar deri 70 km/h, por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h.

Parashikimi për ditën e diel

Koha vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Ndërkaq, Meteoalb parashikon se javën tjetër sjell rënie të temperaturave dhe do të ketë rënie dëbore në zonat malore të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY