DETAJE/ Vlorë, vrasja e kushëririt me sëpatë, në sy të djalit 7-vjeçar

DETAJE/ Vlorë, vrasja e kushëririt me sëpatë, në sy të djalit 7-vjeçar

124
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vlorën. Kushëriri ka qëlluar me pistoletë dhe më pas ka goditur me sopatë kushëririn duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 7 vjeçar të viktimës Arben Veshaj.

Xhaxhi i viktimës, Sotir Veshaj ka dëshmuar se 37 vjeçari ka qenë duke nxjerrë bagëtitë në mal së bashku me të birin kur është përballur me Dilaver Veshaj.

Sipas Veshajt, qentë e autorit i janë vërsulur 37-vjeçarit dhe djalit të tij, për këtë arsye Arbeni i ka qëlluar me shkop.

Më pas Dilaveri ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar kushëririn e tij dhe më pas e ka goditur me sëpatë për vdekje, në sy të 7 vjeçarit.

Pasi pa me sytë e tij vrasjen e të atit, djali ka vrapuar të kthehet në shtëpi për të lajmëruar familjarët

“Ngjarjen e kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij që është 7 vjeç. Ai ka qenë prezent kur e ka qëlluar”, shprehet Sotir Veshaj.

Kanë dalë për të nxjerrë bagëtitë për në mal me gjithë djalin. I janë vërsulur qentë, viktima është mbrojtur nga qentë duke i qëlluar me shkop. 

Ai më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar dhe e ka goditur 2-3 herë me sëpatë në sy të djalit. Ekspertiza ka gjetur gëzhojat. 

Nuk di të kenë pasur probleme me njëri-tjetrin. Nuk kanë pasur problem pronësie.”

Sotir Veshaj tha se autori nuk ka pasur asnjë probleme mendore. Ai kërkoi drejtësi për vrasjen e nipit të tij

“Më ka ikur nipi. Drejtësi dua, vetëm drejtësi”, shton Sotir Veshaj.

Pas ngjarjes 40 vjeçari është larguar nga vendi i krimit, por aratia e tij ka zgjatur pak pasi është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Pas arrestimit 40 vjeçari, i tronditur ka deklaruar se e vrava për vetëmbrojtje sepse donte të me vriste, por pa dhëne të tjera shpjegime rreth asaj cfare ndodhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY