DETAJE/ Rreth 1 ton drogë në Novoselë, u zbulua nga gazetarët e...

DETAJE/ Rreth 1 ton drogë në Novoselë, u zbulua nga gazetarët e Top

195
0
Shares

Rreth 30 thasë të mbushura me lëndë narkotike janë gjetur në një gropë në mes të pyllit të fshatit Novoselë. Bëhet fjalë për rreth 900 kg, pasi një thes peshon 30 kg. Nuk dihet ende se kujt i përket lënda narkotike.

Droga u zbulua rastësisht nga grupi i xhirimit të Top Channel, i cili po xhironte në zonën e pyllit të Novoselës mbeturinat që ka sjellë lumi Vjosë pas reshjeve të ditëve të fundit, thuhet në faqen online të këtij të televizioni.

Më herët u mësua se kanabisi ishte hehdur në një gropë dhe ishte sasi e madhe dhe se kanë qenë banorët e zonës që kishin njoftuar fillimisht median locale.

Dyshohet se nga frika e kontrolleve të policisë, poseduesit e drogës, pasi e kanë përpunuar, e kanë fshehur atë në pyll. Burime për Top Channel tregojnë se kanabisi i grirë shërben vetëm për t’u paketuar si “çokollatë”, e cila më pas është më e lehtë për transport.

Ndërkohë, Policia e Vlorës nuk ka patur dijeni për këtë sasi droge që ishte hedhur në këtë zonë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY