LISTA/ Parkimi në Tiranë, nga nesër 10 rrugë të reja me pagesë

LISTA/ Parkimi në Tiranë, nga nesër 10 rrugë të reja me pagesë

222
0
Shares

Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.

Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë.

Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara

1. Siri Kodra

2. Petro Nini Luarasi

3. BLV.Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)

4. Janosh Huniadi

5. Liman Kaba

6. Perlat Rexhepi

7. Dëshmorët e 4 Shkurtit

8. Skënder Luarasi

9. BLV. Bajram Curri (Seg.Konti Leopold – Teodor Muzaka)

10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

“Shembull(AA111AZ B) ose ( TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY