Nusja helmoi vjehrrën, flasin fqinjët: Ishte grua e mirë, na thanë se...

Nusja helmoi vjehrrën, flasin fqinjët: Ishte grua e mirë, na thanë se vdiq nga …

172
0
Shares
Agim Lami, i arrestuar, me bashkeshorten, viktimen, Lirije Lami

Një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo nuk ka pësuar vdekje natyrale por është helmuar nga nusja e djalit.

Nusja Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Fqinjët e Lirie Lamit janë shprehur se ndihen të tronditur nga ngjarja.

“Ajo ishte një grua e mirë, u tha se vdiq nga infrakti në zemër. Nuk kishim dijeni për konflikt midis tyre. E morëm vesh më vonë se çfarë ka ndodhur.”

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fudnit akuzohen për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Oltjan Lami, me nenen e tij, viktimen, Lirije Lami

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY