VIDEO/ Berisha: Tahiri i bën presion, ndërsa Xhafaj e ka marrë peng...

VIDEO/ Berisha: Tahiri i bën presion, ndërsa Xhafaj e ka marrë peng Ramën

116
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha duke dalë nga mbledhja e grupit në selinë e PD u dha përgjigje sot gazetarëve të interesuar për zhvillimet politike në vend. Ndërsa PS ka maksmalizuar akuzat për lobimin e dyshimtë të PD në SHBA, Berisha thotë se këto janë thjesht tymnaja. Sipas tij, Rama do të mbrojë vëllanë e tij Olsi, të cilit i përket droga e Maminasit.

Por ai foli edhe për një pengmarrje politike. Edi Ramën e ka marrë peng Fatmir Xhafaj. Nuk është vetëm Saimir Tahiri që i bën presion kryeministrit por edhe ministri aktual i Brendshëm, theksoi ish-kryeministri.

“Fatmir Xhafaj ka tashmë peng Edi Ramën. Ai i futi thikë pas shpine me atë deklaratën në Twitter ditën që u kap droga (tha se operacioni u bë me ndërkombëtarët dhe më pas e mohoi duke thënë se e kapi policia jonë). A keni parë ju çfarë bëri dje, pasi Xhafaj i futi thikën pas shpine, Rama vendosi në facebook statusin e ministrit? Një kryeministër që poston deklaratat e ministrit!! Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve. Edi Rama do të tymnojë këto fakte. Shumë shpejt do të dalë e vërteta për Noriegen e Ballkanit”, tha Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY