SHKODËR/Kapen hajdutët, djali i pronarit të shtëpisë organizoi vjedhjen

SHKODËR/Kapen hajdutët, djali i pronarit të shtëpisë organizoi vjedhjen

177
0
Shares

Ka vjedhur shtëpinë e tij në të cilin mbante me qera një person tjetër. Katër të rinj u arrestuan sot në Vaun e Dejës pasi u gjetën si grabitës të shtetasit P.Z ku u grabitën para, sende em vlerë si dhe një sasi kanabis. Policia e ka kryer aksionin  e saj të gjetjes ë hajdutëve brenda 24 orëve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe ndiqen në gjëndje të lirë 2 të tjerë

Gjenden dhe sekuestrohen sendet e vjedhura në banesë.

Image may contain: food

Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.J, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

  1. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

  1. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,
  2. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Image may contain: indoor

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

Image may contain: phone

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY