Greqi, zbardhet krimi, shqiptarët përdhunuan për 12 orë 46-vjeçaren

Greqi, zbardhet krimi, shqiptarët përdhunuan për 12 orë 46-vjeçaren

172
0
Shares

Policia e Athinës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur një vit më parë në lagjen “Peristeri” të kryeqytetit grek. Në pranga ka rënë një 25-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë me dije.

Një vit më parë, 25-vjeçari së bashku me një tjetër shtetas shqiptar hynë në banesën e 46-vjeçares greke, e cila ndodhej me të ëmën e saj të moshuar. Për 12 orë, ata i mbajtën peng dy gratë duke u kërkuar që t’u jepnin kursimet e tyre. Madje, nuk u ndalën me kaq, por përdhunuan 46-vjeçaren sistematikisht. Pasi zbuluan se në banesë nuk kishte para, u arratisën duke marrë disa bizhuteri.

Një vit më pas, policia greke ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij është arratisur në Shqipëri. Mediat greke, duke iu referuar burimeve policore, shkruajnë se ai ndodhet i burgosur në vendin tonë, duke mos treguar identitetin e tij.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY