DETAJE & FOTO/ Skrapar, rritet bilanci aksidentit, 10 të plagosur, njëri drejt...

DETAJE & FOTO/ Skrapar, rritet bilanci aksidentit, 10 të plagosur, njëri drejt Tiranës

105
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur.

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Çorovodës pasi nuk kanë rrezik për jetën.

 

Informacioni paraprak i Policisë

Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A. H., që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E. K., 17 vjeçe , A. K., 17 vjeçe,  R. H., 17 vjeç dhe B. H., 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R. K., 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY