Rama, si në qeveri, edhe në lagje, u jep një dorë atyre...

Rama, si në qeveri, edhe në lagje, u jep një dorë atyre që njeh!

378
0
Shares

Kryeministri ka postuar sot një foto të një pishine dhe hoteli në afërsi të shtëpisë së tij në Surrel. Behet fjalë për kompleksin ‘rexhekri’ i ndërtuar me mjaft shije por që vitet e fundit i ka rënë xhiro për shkak të rënies së nivelit të jetesës.

“Kopenhageni ka Noma, Londra ka Zuma, Roma ka Pergola, Tirona ka IL Gusto, Padam, Mullixhiu e plot akoma, po ama katuni jonë, Surreli, ka Rexhekri dhe s’ka si katuni jonë”, shkruan Rama.

Kaq mjafton që rexhekri të rrisë xhiron por edhe tatimet mos ta ngacmojnë shumë. Në fakt ia vlen të shkosh në këtë kompleks. Dhe komplimenti i Ramës është me vend. Por rreth e rrotull shtëpisë së tij në fshat ka plot hotele të tjerë, pishina dhe komplekse, investime me shumë para, disa prej të cilëve edhe sponsorë të fushatave të Ramës. Ai nuk i përmend asnjëherë dhe, duke zënë me gojë një prej tyre rrezikon që disa të tjerë të falimentojnë.

Pak më sipër shtëpisë së tij është priska të cilës i dogjen malin pak vite më parë. Askush nuk ka vënë dorë të mbjellë një pemë atje ndërkohë që në krye të fshatit ishin planifikaur edhe fshatra tursitikë. Rruga që kalon vetëm 100 metra nga shtëpia e tij është prishur plotësisht dhe ndër gjithë rrugët që para 10 vitesh shkëlqenin nga asfalti, e vetmja jo që con në shtëpinë e Ramës vijon të shkëlqejë. Të tjera janë bërë bërllog.

Më herët me një vendim qeverie i uli edhe vlerëne tregut tokës. Duke dashur të justifikojë deklaratën se ka blerë me vetëm 2 milionë lekë disa mijëra metra tokë në një zonë të lakmuar për banim ai e uli vlerën e cmimit të tokës në Surrel e Priske aq sa e deklaroi ai se kishte blerë tokën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY