Qeveria shton presionin ndaj Bashës për kontratën e lobimit në SHBA

Qeveria shton presionin ndaj Bashës për kontratën e lobimit në SHBA

57
0
Shares

Qeveria ka vijuar edhe sot presionin ndaj Bashës për të dëshmuar në prokurori në lidhje me pagesat e kryera nga një kompani britanike me aksionerë mazhoritarë rusë për një kompani lobimi në SHBA. Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi sot kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi Nick Muzin për llogari të PD.
Sipas tij, firma lobuese “Muzin Capital Partners” ka deklaruar pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratike.

Sipas kësaj firme, shprehet më tej Bushati, pagesa është kryer në tri pjesë. 25 mijë dollarë nga PD, 150 mijë dollarë nga firma “Biniatta Trade LP” dhe 500 mijë dollarë nga PD. Ai i kërkoi edhe Prokurorisë të nisë hetimin.

“Pra, gjysmë milion dollarë i paskan shkuar firmës private nga 100 shqiptarë, për të cilët Lulzim Basha vetëm ka dëgjuar që ekzistojnë por nuk i di as kush janë; gjysmë milioni tjetër, sipas Lulzim Bashës, firma i paska marrë nuk dihet se nga kush dhe i paska vënë në dispozicion të tij e të Partisë Demokratike për të paguar propagandën opozitare kundër Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë është kjo sallatë ruse parash, kompanish fantazmë, donatorësh të panjohur, bamirësish të papërmbajtur, ku plot 1 milion dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit?!”, nënvizon Bushati.

Bushati kërkoi nga kreu i PD-së të përgjigjet në Prokurori edhe për 500 mijë dollarë të tjerë, që Basha thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në ShBA.

“Përse një kompani e huaj, për më tepër guaskë dhe specifikisht në pronësi ruse, merr përsipër të paguajë 150 mijë apo 650 mijë dollarë në favor të Lulzim Bashës?! Çfarë mund t’u ketë premtuar lideri i opozitës sipërmarrësve rusë në kulmin e fushatës elektorale, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme?”, u shpreh Bushati.

Këto përgjigje Lulzim Basha, theksoi deputeti i PS-së, ka detyrimin t’i japë përpara opinionit publik shqiptar, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Pak orë më parë edhe Kryeministri Rama postoi një koment në lidhje me rastin duke pretenduar ën komentin e tij se Basha bën të paditurin ndërkohë që dikush paguan para për të. “500 mijë USD?!Nuk di gjëM’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di!… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo jo, pa asnjë lidhje!..”, komentoi Rama duke transmetuar ne ‘tv’ e tij edhe një pjesë të bisedës së Bashës në opinion lidhur me cështjen në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY