Kjo vitaminë parandalon kancerin

Kjo vitaminë parandalon kancerin

78
0
Shares

Prania e vitaminës D, ul me 20% rrezikun për kancer.  Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët në Japoni pas një studimi që zgjati 16 vjet dhe u përfshinë 33.736 persona nga mosha 40-69 vjeç

Ekspertët japonezë analizuan të dhënat nga 9 qendra të ndryshme të shëndetit publik në Japoni ku morën të dhëna të detajuara për të gjithë pjesëmarrësit rreth stilit të tyre të jetesës si: dieta, historia mjekësore, dhe aktiviteti i përditshëm.

Studiuesit pastaj monitoruan njerëzit për një periudhë mesatare prej 16 vjetësh, gjatë së cilës u regjistruan 3,301 raste me kancer.

Pasi  analizuan shumë faktorë që shkaktonin kancerin: si pesha, aktiviteti fizik, duhanpirja apo alkooli, studiuesit vunë re se niveli i lartë i vitaminës D uli rrezikun e përgjithshëm të kancerit me 20%.Vitamina D, ndikimin më të lartë të mbrojtjes e ka ndaj kancerit të mëlçisë, mushkërive dhe prostatës shprehen shkencëtarët. Ekspozim i ndaj dritës së diellit stimulon trupin të prodhojë vitaminë D,  e cila kontribuon në rritjen e nivelit të kalciumit në trupin tonë, forcon dhëmbët, jep elasticitet muskujve dhe dendëson kockat. Por jo vetëm, vitaminën D mund ta përfitosh dhe nga ushqimet e ndryshëm si vezët sardelet, salmoni etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY