Aksident i rëndë në hyrje të Fierit, Jaguar ‘mësyn’ minibusin

Aksident i rëndë në hyrje të Fierit, Jaguar ‘mësyn’ minibusin

114
0
Shares

Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në hyrje të qytetit të Fierit. Një minibus pasagjerësh është përplasur me një “Jaguar”. Sipas pasagjerëve “Minibusi” ka qenë duke ecur në drejtim të Fierit kur i është prerë rruga nga “Jaguari”.

Shoferi i minibusit ka evituar daljen nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Pasagjerët e minibusit kanë dalë të traumatizuar nga makina. Fatmirësisht asnjë pasagjer nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pas aksidentit, pasagjerët janë larguar nga vendngjarja me mjete të rastit.

Policia ka kryer procedurat për të gjetur shkaktarin e aksidentit që mund të rezultonte fatal.bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY