ALARMI/ Europës i ka mbetur ora 6 minuta mbrapa, shkak Kosova dhe...

ALARMI/ Europës i ka mbetur ora 6 minuta mbrapa, shkak Kosova dhe Serbia

125
0
Shares

Të gjitha orët elektronike në Europë kanë mbetur 6 minuta prapa. Dhe shkaku qëndron pas Kosovës dhe Serbisë. Alarmi jepet nga organizmi i sistemit të energjisë së kontinentit evropian ENTSOE, i cili kërkon zgjidhje politike të menjëhershme mes dy vendeve për të shmangur problemet që po i shkaktojnë të gjithë frekuencës zinxhir prej 43 operatorësh në rrjetin e transmetimeve në vendet e Europës.

Vonesa prej 6 minutash, ka nisur që në mes të muajit Janar dhe ka goditur të gjithë zonën e ashtuquajtur të sinkronizuar. ENTSOE shpjegon se frekuenca e energjisë në Evropë është 50 Herz dhe kjo është konstante dhe normale në të gjitha vendet.

Por pak javë më parë, Kosova nuk gjeneroi energji të mjaftueshme dhe Serbia, e cila ligjërisht është e detyruar të kompensojë mungesat e Kosovës për të mbajtur sistemin në gjendje stabël, nuk e bëri. Si pasojë, ndodhi një modifikim në frekuencën e elektricitetit, që solli ngadalësimin e orëve të të gjithë kontinentit.

Dhe ngjarja është kaq e rëndë, saqë organizmi teknik ENTSOE kërkon më ngulm dhe urgjencë një zgjidhje politike mes dy vendeve. Saktësohet se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe teknikëve iu deshën disa javë për të kuptuar arsyet e humbjes së orës. Sipas ekspertëve duhen disa javë që gjithçka të rikthehet në normalitet. KlanPlus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY