Kokaina në Durrës, pse Prokuroria nuk heton sabotuesit e zbulimit të peshqve...

Kokaina në Durrës, pse Prokuroria nuk heton sabotuesit e zbulimit të peshqve të mëdhenj?!

99
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish në lidhje me kokainën që është kapur para disa ditësh në Maminas.

Vasili në një postim në Facebook, i bën thirrje prokurorisë të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kilogram kokainë.

“Pse nuk heton prokuroria se per ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare. Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave, qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj…

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.

Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY