KODET & FOTO GALERI/ “Rrushi”, “pantallona jeshile”, si u zbulua organizata e...

KODET & FOTO GALERI/ “Rrushi”, “pantallona jeshile”, si u zbulua organizata e drogës në Greqi me 13 shqiptarë

120
0
Shares

Një operacioni koduar “Eksarkia” ka çuar në pranga 21 persona, 13 prej të cilëve shqiptarë, 4 grekë, 2 gjeorgjiane, një bullgar dhe një moldav.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 23 kg kanabis, 200 gr kokainë, 2 automjete, dy motoçikleta, dhe 8.500 euro.

Policia greke bëri me dije se të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri në 37 vjeç, 11 prej të cilëve ishin bërthama e organizatës, e cila ishte aktive në zonën Exarheia.

Kundër tyre janë ngritur akuza të trafikut të drogës, vjedhjes së rëndë dhe grabitjeve. Në të njëjtën dosje janë edhe 5 anëtarë të tjerë të organizatës, disa prej të cilëve janë në burg të akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Policia beson se fitimet e organizatës janë me dhjetëra mijëra euro, dhe nga hetimet rezulton se të akuzuarit që nga dhjetori i shkuar, kanë shitur më shumë se 55 kg kanabis dhe 1.5 kg kokainë.

Çmimi i kanabisit ishte i fiksuar, 5 euro për gram dhe 55 euro për gram i kokainës. Ata janë përfshirë edhe në 4 grabitje dhe vjedhje të automjeteve.

Siç kanë zbuluar hetimet, një furnizues i madh i rrjetit ishte shefi ekzekutiv i grupit, i cili u arrestua në muajin shkurt për një grabitje.

Sipas policisë, droga ruhej në një zonë të organizatës në Exarchia nga ku edhe shpërndahej për klientët. Biseda me klientët zhvillohej paraprakisht me telefon dhe më pas shpërndarësit shkonin në këmbë ose me motoçikletë.

Anëtarët e grupit kriminal zhvillonin mbledhjet e tyre në dy vende të veçanta në fushën e Exarchia, ndërsa komunikimi dhe transaksionet bëheshin duke përdorur fraza të koduara.

Për kokainën përdorej fraza si “gjysma”, “një” “e tërë” dhe “gur”, ndërsa për kanabisin përdoreshin terma si”Plazhi”, “rrushi”, “gjë”, “i vogël” ose “të mëdha”, “xhaketë” , “pantallona jeshile” për një kilogram kanabis “makinë” ose “biçikletë” dhe “këmishë” për eurot.

Grupi karakterizohej edhe nga përdorimi i forcës dhe kërcënimeve për të trembur konkurrentët, për të kontrolluar trafikun e drogës në zonë.

Të arrestuarit, ndaj të cilëve janë formuar dosje, janë dërguar pranë prokurorit të Athinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY