FOTO/ Fier, zjarr në një transformator, shkrumbohet edhe magazina

FOTO/ Fier, zjarr në një transformator, shkrumbohet edhe magazina

79
0
Shares

Një transformator në lagjen “1 Maji” në Fier ka shpërthyer në flakë. Nga flakët është shkrumbuar edhe një magazinë veshmbathjesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Transformatori i kabinës së kësaj lagjeje ka shpërthyer duke lënë pa energji elektrike një pjesë të kësaj lagjeje dhe përkohësisht spitalin, pasi në spital është mundësuar energjia me gjenerator dhe nga një linjë tjetër.

Ndërkohë,edhe  një magazinë veshmbathjesh, që ndodhej afër lavanterisë së spitalit të Fierit, u përfshi nga flakët. Brenda pak minutash ajo u shkrumbua e gjitha. Megjithëse në vendin e ngjarjes shkuan mjetet zjarrfikëse, nga magazina nuk shpëtoi gjë.

Policia po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY