FOTO GALERI/ Shkodër, përmbytje masive, fëmijët në shkollë me kamionët e ushtrisë

FOTO GALERI/ Shkodër, përmbytje masive, fëmijët në shkollë me kamionët e ushtrisë

159
0
Shares

Vazhdon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në tre njësitë administrative të Shkodrës, Ana e Malit, Dajç dhe Guri i Zi. Grupi i vlerësimit është në terren dhe më vone pritet një vlerësim i saktë i situatës.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit është rritur sipërfaqja e përmbytur dhe niveli i ujit.

Në fshatin Obot kalohet me makina ushtrie. Aktualisht janë 3 makina ushtrie, 2 varka me motor dhe 20 ushtarë të cilët janë në gatishmëri për të plotësuar nevojat jetike të banorëve.

Ndërkohë në njësinë Administrative Dajç është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Rruga Darragjat – Shirq është e bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Në njësinë administrative Guri i Zi, në afërsi të malit të Vukatanës, konstatohet një gërryerje (erozion) i madh i tokës bujqësore. Që nga darka e kaluar, janë gërryer afërsisht 3 ha tokë, rreth 800 m gjatësi. Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila deklaron se është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY