VIDEO/ “Ku janë boss-ët e kokainës, pse u kap vetëm shoferi i...

VIDEO/ “Ku janë boss-ët e kokainës, pse u kap vetëm shoferi i partizanëve dhe hamalli?”

71
0
Shares

Lulzim Basha duke folur nga foltorja e parlamentit hodhi akuza te drejperdrejta ndaj Edi Rames dhe Fatmir Xhafes se kapen drogen pasi spastruan vendin. Pra pasi fshehen gjurmet e pronareve, boss-ëve që kishin porositur ngarkesën.

Fjala e Lulzim Bashës në Parlament

Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas një shofer dhe një hamall. Policia deklaroi se vlera e kokainës ishte 180 mln euro. I ardhur në emer të Arbri garden ka qendtuar në port 9 ditë në pritje të zhdoganimit.

Kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Pronari është në kërkim. Pronari është larguar 24 orë përpara se të kapej. Kjo drogë nuk është e Arbrit. Është larguar edhe pasi ka mbyllur NIPT-n. Partneret kishin sinjalizuar me kohë lëvizjet e Cekjes.

Shoferi shkruante: U coj miell partizanëve?

Kush janë partizanët?

Vlera e madhe ngre një pyetje? Kush e ka financuar? Kush ka garantuar siguri për një sasi të tillë. Reagimi i parë i Fatmir Xhafës ishte falenderimi për partneret.

Rama na dha një gjë të kundërt: U mburr se operacioni u krye nga njësitë tona pa ndihmë të ndërkombëtarëve. Më pas Xhafaj mohoi atë që kishte thënë në mëngjes.

180 milionë euro?! 300 mijë euro për kg, tregon se bëhet fjalë për kokainë të pastër. Pra që duhet prere, duhet të përzihet me substanca të tjera përpara se të hidhej në treg. Pra duhej të përpunohej në një laborator në vend përpara se të vidhej në treg.

Është fakt i njohur se kur kapet një ngarkesë, 10 të tjera kalojnë.

Është fakt se për droga të forta nuk eksperimentohet. Pra para se të vinin 600 kilogramët kartelet kanë sjellë ngarkesa të tjera më të vogla. Dhe po kështu ata nuk i sjellin pa një garanci.

Pyetje: Sa here janë kontrolluar ngarkesat e tjera që vinin nga vendet latine të Arbri Garden?

Pronari i kompanisë është sinjalizuar prej vitesh tek autoritet shqiptare si përfitues i drogës. Pse Rama mohoi bashkëpunimin me partneret?

Si ka mundësi që pronari i kompanisë u largua 1 ditë para se kamioni me drogë nga porti?

Kjo është një nargesë droge që funksionon pa ndërprerje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës.

Parneret e huaja kanë konfirmuar se e sinjalizuan drogën, edhe pse Rama e mohon. Ata ia futën dy këmbët në një këpucë u detyrua ta kapte drogën. Por droga u kap vetem pasi u largua ai që mund të tregonte skemën. Pra e njëjta skeme si me Xibrakën. Pra boss-ët e vertete zhduken.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 5 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY