VIDEO/ Grabitja në Fier, të akuzuarit hyjnë duke qarë në gjykatë

VIDEO/ Grabitja në Fier, të akuzuarit hyjnë duke qarë në gjykatë

127
0
Shares

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë për tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ku mbeti i plagosur rëndë 53-vjeçari Agur Vrenozi, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Tre të akuzuarit janë Zini Fyraj 37 vjeç dhe Lulëzim Demiraj nga Vlora si dhe Dashamir Gergali 41 vjeç nga Fieri. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së premtes së 2 marsit 2018. Njëri prej të akuzuarve, Lulëzim Demiraj ka hyrë në sallën e gjyqit, duke qarë.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë grabitje, vjedhje me pasojë vdekje dhe armëmbajtje pa leje. Autori që ka qëlluar është Lulëzom Demiraj.

Tre autorët e grabitjes në Fier janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Rreth orës 10:55 minuta, tre personat me armë dhe me maska grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gëzim Hoxhës, cili së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë.

Por i vetmi që u shkoi në ndihmë ishte pronari i ndërtesës Agur Vrenozi.

Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb kapi në kokë 53 vjeçarin Vrenozi, ndërkohë Gëzim Hoxha mori dëmtime me sende të forta.

Autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë me targa të falsifikuara, duke marrë edhe një sasi parash.

Nën ndjekjen e policisë, autorët braktisën mjetin dhe u vënë në pranga në fshatin Baltëz. I pari në lumin me të njëjtin emër, i dyti pranë Urës së fshatit dhe i treti i fshehur në një banesë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY