Berisha komenton ‘partinë e re’ të Patozit dhe Bodes

Berisha komenton ‘partinë e re’ të Patozit dhe Bodes

132
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës edhe mundësinë e krijimit të një partie të re nga ish-bashkëpunëtorë të tij si Astrit Patozi dhe Ridvan Bode.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa ajo që kam thënë: e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët nga vitet 1990 deri më sot. Në të gjithë vlerësimin tim dy janë rrugët më kryesore për t’u përballur së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti tërheqja e rinisë me vete” – tha Berisha i cili theksoi se nuk ka mundësi që ai të rikthehet në poste drejtuese.

“I vetmi njeri që nuk mund të shkelë mbi veten e tij, jam unë. Unë nuk marr asnjëherë vendime në nxitim, por ky është vendimi që e kam mbajtur më gjatë në veten time”, – tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY