EMRI & FOTO/ Prifti serb trafikant droge, furnizohej me “paqe shpirtërore” në...

EMRI & FOTO/ Prifti serb trafikant droge, furnizohej me “paqe shpirtërore” në Shqipëri

121
0
Shares

Pas kapjes me rreth 30 kilogram drogë të priftit ortodoks serb, Milan Jordoviç, së bashku me mësuesin e besimit fetar, Zoan Marinkoviç, në afërsi të qytetit të Çaçakut në Serbi, dalin edhe dëshmitë e para mbi vendet se ku furnizohej ky trafikant i drogës.

Njëri nga njerëzit që shërben në kishën e Jordoviçit ka dëshmuar mbi rrëfimet e shpeshta të priftit:

“Më thoshte se shpesh udhëton për në Shqipëri dhe viziton manastiret ortodokse të atij vendi, se është i mrekulluar me shenjtëritë e tyre, dhe se tek ata shenjtorë gjenë paqe shpirtërore”, tha dëshmitari nga Pozhega, për të përditshmen serbe  “Blic”, duke shtuar se prifti Milan Jordoviç shkollën e besimit fetar e ka kryer në Prizren, për disa vjet ka shërbyer në Ivanjicë dhe shpesh ka rrëfyer se e kanë lutur të shërbej në kishën qendrore të Shën Savës në Pozhegë por ai nuk ka pranuar sepse i pëlqen më shumë fshati.

Ndërkohë, meqë janë arrestuar në makinën e cila nuk ishte pronë e tij dhe prifti ishte përfshirë në konfliktin kishtar që shpërtheu për kryepeshkopin e Kosovës, kanë filluar dhe thashethemet se ky mund të jetë edhe një kurth që iu bë priftit Jordoviç, shkruan e gazeta serbe.

Në vitin 2011, Milan Jordoviç ishte anëtar nderi i Gjyqit kishtar të dioqezës, kur një besimtar nga Loznica afër Çaçakut u përjashtua nga kisha. Dëbimi nga Kisha Ortodokse e Serbisë u bë sepse në pronën e tij, sipas këtij gjyqi,  kishte pranuar priftërinjtë e larguar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Aty ishte formuar një bashkësi e priftërinjve pa bekimin e Kryepeshkopit, dhe shërbimet fetare ai i kryente te kryepeshkopi i Kosovës, Artemije i cili ishte përjashtuar nga Kisha për shkak të keqpërdorimit të mjeteve financiare. Konflikti Peshkopi Artemije-Kisha Ortodokse e Serbisë, SPC, vazhdon edhe sot.

Ndryshe, prifti Milan Jordoviç, dhe mësuesi i besimit fetar Zoran Marinkoviç janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mërçajevc afër Çaçakut, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin, policia gjeti 27 kilogram hashash. Droga ishte vendosur në 52 pako, në një bunker të ndërtuar brenda makinës së tipit “Passat”, me targa të Uzhicës së Serbisë.

Pas arrestimit, të gjithë besimtarët janë tronditur si për priftin që në zonën e Radovcit nijhet, përveç se njeri izotit, edhe si kultivues i madh i mjedrës, ashtu edhe mësuesin e besimit fetar, i cili njihet për shumë kohë si njeriu i cili i binte kambanës në kishën e lagjes Savinac të qytetit të Pozhegës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY