Durrës, plagoset me thikë adoleshenti, arrestohet 17-vjeçari

Durrës, plagoset me thikë adoleshenti, arrestohet 17-vjeçari

102
0
Shares

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur lagjen Nr. 15, Spitallë, ku ka mbetur i plagosur adoleshenti me iniciale A.Gj, pas një konflikti për motive të dobëta. 16 vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e  mjekëve.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17 vjeçar me iniciale D. L., banues në Durrës.

“Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY