DETAJE/ Grabitja dhe terrori në Fier, kush është 37-vjeçari i cili edhe...

DETAJE/ Grabitja dhe terrori në Fier, kush është 37-vjeçari i cili edhe në qershor 2017 u arrestua për grabitje

183
0
Shares

Zini Fyraj, 37 vjeç nga Vlorë është një prej autorëve të grabitjes së ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku shënjestër ishte një pikë këmbimi valutor. Pronari i Exchange dhe një tjetër mbetën të plagosur.

Pas grabitjes së parave, Fyraj nga Sevasteri i Vlorës bashkë me dy persona të tjerë Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier u përpoqën t’i ikin policisë duke u fshehur në fshatin Baltëz. Megjithatë policia arriti t’i kapte pas një operacioni që zgjati rreth 90 minuta.

Por Zini Fyraj nuk është një emër i panjohur për policinë. 37-vjeçari ishte protagonist i një tjetër grabitjeje një vit më parë në qytetin e Vlorës kur 4 persona nën kërcënimin e armës grabitën 29-vjeçarin me iniciale A. B., duke i marrë një sasi parash prej 4 mijë eurosh. Fyraj u arrestua me akuzën për “Përkrahje të autorit të krimit”, duke i shpëtuar shumë shpejt burgut.

Njoftimi i policisë në qershor 2017

Vlorë, policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës!

Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit të datës 30. 06. 2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A. B., një sasi parash prej 4000 eurosh, policia bën me dije se:

Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë:

  1. – Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).
  2. – Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.
  3. – Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.
  4. – E. A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë.

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30. 06. 2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY