Arta Marku shpërndan grupin e shoqërimit të Gardës

Arta Marku shpërndan grupin e shoqërimit të Gardës

268
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka cmontuar grupin e shoqërimit duke zëvëndësuar 5 nga 7 oficerët e Gardës që kryenin shoqërimin e saj. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën, shkruan Panorama.

Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve. Ekzaktësisht, dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendësuar atë me Dritan Rreshkën.

Ajo kreu lëvizje edhe brenda Prokurorisë së Përgjithshme, duke shkarkuar ish-drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça. Gashi madje bëri edhe padi në Gjykatën Administrative për shkarkimin, duke kërkuar rikthimin në detyrën e mëparshme.

Dhjetë ditë pas ndryshimeve të para, Marku nisi lëvizjet në prokuroritë e rretheve. Kështu, u shkarkua Dritan Gina, i cili ishte komanduar nga Llalla në krye të Prokurorisë së Elbasanit. Ai u zëvendësua nga Ardjan Nezha. Në Fier, Pali Deçollit iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë së rrethit dhe ai u zëvendësua nga Fatmir Lushi.

Edhe në Kukës, Artur Ismailukajt iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë përkatëse, duke u zëvendësuar nga Alketa Nushi. Ndërsa në Durrës, Agron Gjana, i cili ishte i emëruar u shkarkua nga detyra për t’u emëruar në krye të Prokurorisë së Pukës dhe vendin e tij e zuri Donika Prela.

Në janar, Marku vendosi që të ndërpresë të gjithë prokurorët e komanduar, duke i kthyer ata në prokuroritë e rretheve ku ishin emëruar. Po kështu, Marku firmosi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për ngritjen e strukturave të posaçme nëpër prokurori. Këto struktura, do të veprojnë deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme. Ato do të hetojnë vetëm çështjet e referuara nga Task-Forca Qendrore në Ministrinë e Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY