VIDEO/ “Itali, 5 tonë drogë, janë arrestuar ish-zyrtarë të lartë të Policisë...

VIDEO/ “Itali, 5 tonë drogë, janë arrestuar ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit!”

178
0
Shares
Foto Ilustruese

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD për sekuestrimin e rreth 613 kg kokainë në Durrës. Basha tha se kokaina e sekuestruar ka marrë garanci politike dhe janë krijuar kushtet për transportin e saj.

“Krimi, politika dhe biznesi janë bërë një. Një sasi e tillë kokainë nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike të nivelit të lartë dhe pa mbështetjen e politikës. Vlera e kësaj droge është rreth 180 milionë euro. Kush do i pastrojë këto para? Bashkia e Tiranës është lavatricja e parave të pista”, tha Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot se me Edi Ramën, Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organizuar, në një strehë të tyre për të gjithë Europën.

“Si në rastin e Xibrakës, edhe në rastin e 613 kg kokainë, është arrestuar shoferi dhe jo bosët…”, tha Basha për mediat në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Duke iu kthyer një operacioni tjetër të madh antidrogë, në Itali sot, ku ka dhe shqiptarë të arrestuar për 5 ton marihuanë, Basha nënvizoi se, “Përflitet se ka figura që kanë pasur pozicione të larta në Policinë e Shtetit midis të arrestuarve; pritet të konfirmohet”, shtoi ai.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 1 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY