Në Portin e Durrësit ndodhen edhe dy kontejnerë me banane, do kontrollohen...

Në Portin e Durrësit ndodhen edhe dy kontejnerë me banane, do kontrollohen sot

91
0
Shares

Dyshimet për trafik të drogave të forta nga vendet e origjinës drejt Shqipërisë me mjete lundruese, duke shfrytëzuar mallrat e ndryshme që eksportohen nga këto vende, ka bërë që të shtohen kontrollet mbi kontejnerët. I tillë ishte edhe rasti i dy ditëve të fundit, ku specialistët e antidrogës në policinë e Durrësit kanë përqendruar vëmendjen te kontejnerët që vinin nga Kolumbia.

Shkak për kontrollin e imtësishëm në kontejnerin ku u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës, prej 613 kilogramësh, u bë fundi i dyshimtë i tij. Pas dyshimeve për modifikime të strukturës, kontejneri u kalua në skaner, nga ku u zbulua edhe lënda narkotike.

Nisur nga të dhënat e deritanishme për hetimin, mësohet se kontejneri është mbajtur në vëzhgim që prej datës 27 shkurt, ku pas procedurave të zhdoganimit, ai u tërhoq nga Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku. Pas mbërritjes në magazinën në Maminas ka ndërhyre policia, duke finalizuar operacionin.

Mësohet se kompania “Arger Garden” ka aktualisht në Portin e Durrësit edhe 2 kontejnerë të tjerë me banane, të cilët pritet të kontrollohen sot pasi të kryhen procedurat doganore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY