EMRAT & ROLET/ Sarandë, “Piramida” prangos 12 trafikant droge, 4 në kërkim

EMRAT & ROLET/ Sarandë, “Piramida” prangos 12 trafikant droge, 4 në kërkim

117
0
Shares

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses.

Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP., Gjirokastër, dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ”Piramida”, ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar …

  • Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
  • Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
  • Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lëndës narkotike).
  • Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike).
  • Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
  • Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
  • Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
  • Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
  • Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
  • Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
  • Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
  • Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i …

  • E. V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
  • R. H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
  • F. (D.). D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit grek.
  • M. D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Këta persona në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30. 01. 2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale …

9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

Këta persona akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, të parashikuar nga neni 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY