EMRI/ Tiranë, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës, rrezikon 20 vjet burg në...

EMRI/ Tiranë, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës, rrezikon 20 vjet burg në Itali

307
0
Shares

Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Arjan Demiri, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi Gjykata e  Napolit Itali ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga  Neni 74/1, 2 e 3 dhe Dekreti Presidentit Italian me Nr. 309/90, Nenet 3 e 4, si dhe ligji Nr. 146/2006, datë 20.02.1958, të legjislacionit Penal Italian.

Maksimumi i dënimit të mundshëm është 20 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY