Hetimi për rrugën Tiranë – Elbasan, tre ekspertë të policisë në Prokurori

Hetimi për rrugën Tiranë – Elbasan, tre ekspertë të policisë në Prokurori

105
0
Shares

Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi dhe dy ekspertë të tjerë pranë kësaj drejtorie, kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur lidhur me shkeljet e Autoritetit të Rrugëve në ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan.

Janë tre ekspertë të policisë që do pyeten në lidhje me hetimet në sektorin ekonomik që kanë kryer, në lidhje me tre ish-zyrtarët e arrestuar Dashamir Xhika, ish-drejtor i ARRSH, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Janë nëntë shkelje të cilat auditi i Ministrisë i ka gjetur.

Dje ishte ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë. Ndërkohë, Dashamir Xhika kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, duke kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY