EMRI/ Zbardhet vrasja e 1 viti më parë – Gruan e vrau...

EMRI/ Zbardhet vrasja e 1 viti më parë – Gruan e vrau burri, mjeku manipuloi shkakun

183
0
Shares
Patosi

Një ngjarje e rëndë është zbardhur 1 vit pasi ka ndodhur. Policia thotë se ka zbardhur vrasjen e një gruaje në Fier, por që mjeku i urgjencës e kishte regjistruar si vdekje natyrale.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga Namik Velaj, nga Patosi i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V. V., vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore  nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V. V., bashkëshortit të saj, shtetasit, Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23. 02. 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I. T., si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY