VIDEO/ Deputeti demokrat, akuza të rënda: Policia sot imazhi i Audit 003...

VIDEO/ Deputeti demokrat, akuza të rënda: Policia sot imazhi i Audit 003 GB, me pasagjerë qeveritarë

116
0
Shares

Pas fjalimit të ministrat të Brendshëm Fatmir Xhafaj në parlament për projektligjin e Vetting-ut në Polici ka reaguar deputeti demokrat Enkelejed Alibeaj i cili i shtroi një pyetje ministrit të Brendshem.

“Çfarë qëndrimi mbajte për Saimir Tahirin zoti Xhafaj…?! A duhet bëre Vetting-u në polici dhe për këtë nuk ka asnje lloj diskutimi. Policia ka kapitulluar”, tha deputeti demokrat duke përmendur rastin Tahiri.

“Çfarë bëre për 20 familjet kriminale. Por për 4 klanet mafioze”, i tha Alibeaj Xhafajt.

“Mbi 120 drejtues të policisë sot janë në arrati që i përdorët për 5 vjet e tani i çuat në arrati.

Raportet e ndërkombëtarëve ai i Europol dhe Departamentit të Shtetit për drogën treguan se në çfarë gjendje është Shqipëri në lidhje me drogën. Rama u beri thirrje policeve që hiqni grada e hiqni kapele e mblidhini vota për Partinë Socialiste”, tha Alibeaj.

“Ishte fundi i policisë, i asaj ‘bravo çunat’, çunat që kanë çarë ferrën sot. Cunat që arrestuan hallexhinjtë, për një cigare hashash. Policia është sot, imazhi i Audit 003 GB, me pasagjerë qeveritarë. Ju si qeveritarë jeni lidhur dorë për dorë dhe jeni marrë peng në bagazhin e Audit 003 GB”.

Më herët ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi që çdo përfaqësues politik që do të mbështetet nga grupe kriminale nuk do të tolerohet, por do të goditet nga forca e ligjit. Gjatë fjalës së tij në parlament, Xhafaj deklaroi se grupe kriminale zotërojnë kapacitete financiare, që i bën ata të rrezikshëm për sigurinë.

“Disa grupe kriminale zotërojnë dhe kapacitete financiare sinjifikative që i bën ato mjaft të rrezikshme për rendin dhe sigurinë.

Në bashkëpunim shumë të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë po punojmë për kapjen dhe vënien me prova përpara përgjegjësisë të anëtarëve të këtyre grupeve.

Në kuadër të operacionit ‘Forca e ligjit’ në tre muajt e tij janë shënuar rezultate e para shumë premtuese.

Kjo sipërmarrje e policisë së shtetit nuk është e lehtë, kërkon kohë, energji dhe sakrifica njerëzore. Jashtë çdo interesi personal apo politik ju ftoj të kuptoni dhe vlerësoni rëndësinë madhore që ka për  progresin e këtij vendi mbështetja pa rezerve që duhet ti japim policisë në këtë luftë.

Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë janë në një mënyrë apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo çdo interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ju siguroj që asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit”, u shpreh Xhafaj.

Fjala e deputetit Enkelejd Alibeaj në Parlament.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 26 février 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY