Damian Gjiknuri dëshmon në Prokurori, shifra marramendëse që nxori auditi i ministrisë

Damian Gjiknuri dëshmon në Prokurori, shifra marramendëse që nxori auditi i ministrisë

170
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dëshmoi sot në Prokurinë e Krimeve të Rënda në lidhje me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës nga zyrtarë të lartë të drejtorisë së rrugëve për autosdradën Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri është zyrtari i dytë në vend pas kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj që coi në në prokurori ndoshta një nga skandalet dhe vjedhjet më të mëdha në vitet e fundit.

Gjiknuri ka dëhsmuar përpara prokurorëve të cështjes në lidhje em auditin që ka kryer ministria e tij dhe rreth padisë që ai vet dërgoi në organin e akuzës.

Auditi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka dërguar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të shtetasve:

  1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
  2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
  3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.


Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Konstatohet se personat e lartëpërmendur, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit dhe të publikut, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private.

Personat e kallzuar, të cilët kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione publike, me veprimtarinë e tyre, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet, kanë patur edhe qëllime korruptive dhe duhet të jenë rezultat i pranimit të ofertave apo i premtimeve për përfitime të parregullta nga vet personat e kallëzuar.

 

Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

 

Nr. Vlera në USD Përshkrimi i efekteve financiare me dëm ekonomik
1. 25,220,016 Nga mos argumentimi i vonesave për zgjedhjet teknike e financiare të çështjeve të dala, mos zbatimi i detyrimeve të lëna nga Këshilli Teknik për kontraktorin, duke i lënë hapësirë atij për pretendime në zbatimin e projektit për segmentin nr.1, duke mos përfshirë asistencën e Avokaturës së Shtetit.
2. 11,665,552 Nga mos argumentimi i vonesave për zgjidhjet teknike e financiare të çështjeve të dala, duke i lënë hapësirë kontraktorit për pretendime në zbatimin e projektit për segmentin nr.3, duke mos përfshirë asistencën e Avokaturës së Shtetit.
3. 10,816,007 Punime të kryera, të përfunduara më parë si dhe të likujduara para nënshkrimit të amendimit të kontratës nr.8, nr.prot 9172, datë 07.11.2016.
4. 2,916,900 Diferencë midis çmimit të aplikuar dhe atij të llogaritur në punimet e kryera në zërin e ri A-6.1 “Geogrid Macgrid ËG15”.
5. 1,269,000 Transport materiali i pajustifikuar me volumet e gërmimit të preventivuar, në zërin D-1, VO “Rehabilitation of Landslide at 11+000”.
6. 972,074 Diferencë midis çmimit të aplikuar dhe atij të llogaritur në punimet e kryera tek “Useku i Mulletit” (Mullet Cut), për 2 zëra punimesh që nuk janë në kontratën bazë.
7. 632,839 Nga nënshkrim amendamenti kontrate me vlerë më të madhe se vlera e diskutuar dhe miratuar në parim nga palët.
8. 454,000 Nga pagesa dy herë e projektit (Useku i Mulletit)
9. 36,952 Nga diferenca midis çmimit të aplikuar dhe atij të llogaritur për zëra punimesh në segmentin nr.1 në zërin furnizim vendosje gjeogrid biaksial Tult=100 kN/m.
53,983,340 VLERA TOTALE E DEMIT NE USD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY