Itali, ndjekje si në filma, dy shqiptarë e pësojnë keq, grabisin lokalin...

Itali, ndjekje si në filma, dy shqiptarë e pësojnë keq, grabisin lokalin dhe sfidojnë policinë…

86
0
Shares

Dy shqiptare në Itali, pas një grabitje gjatë natës, sfiduan policinë duke u larguar me shpejtuesi, e pësuan keq.

Mediat italiane shkruajnë se natën e kaluar, pas një ndjekje të gjatë që filloi në Lungarno Cellini dhe përfundoi në afërsi të Porta Romana, duke kaluar nëpër Viale Michelangelo, agjentët e skuadrës policore arrestuan dy shqiptarë, të cilët kishin grabitur një bar në rrugën S. Caterina D’Alessandria.

Ishte ora rreth 02.30 e nates kur në Shtabin e Policisë arriti sinjali për një xham të thyer në Via S. Caterina D’Alessandria. Agjentët u aktivizuan menjëherë me kamerat e vëzhgimit të qytetit dhe panë se nga një makinë e bardhë e parkuar, disa minuta para alarmit kishin zbritur dy persona. Ndërsa njëri me një send të fortë theu xhamin, e goditi derën dhe hyri brenda, rrëmbeu diçka dhe u kthye në makinë.

Makina e dyshimtë me tre persona brenda pasi mori Piazza Ferrucci, filloi të shtoje shpejtësinë, por policia i ishte vënë mbrapa. Në afërsi të Porta Romana, u bllokua shumë shpejt nga agjentët të cilët arritën të ndalonin dy nga tre te dyshuarit.

Brenda në makinë policia gjeti arkën që ishte vjedhur në lokal, e cila iu kthye pronarit.

Të dy të rinjtë, 22-vjeçari i njohur për krime kundër pasurisë dhe 18-vjeçari janë dërguar në burgun Solliciano për t’iu dorëzuar drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY