DETAJE/ Shkodër, identifikohet viktima që ra nga biçikleta në Drin

DETAJE/ Shkodër, identifikohet viktima që ra nga biçikleta në Drin

140
0
Shares

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se personi që humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi u rrëzua në ujërat e Drinit është 71-vjeçari Sh. Ç., banues në lagjen Danjel Matlia në Shkodër.

“Më 24. 02. 2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,

Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç., 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY