Punëtorët e bypassit të Vlorës e Fierit në protestë para Kuvendit, Basha...

Punëtorët e bypassit të Vlorës e Fierit në protestë para Kuvendit, Basha zbulon skemën e korrupsionit të Ramës e Gjiknurit

92
0
Shares

Një protestë është zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka nisur sapo është hapur seanca parlamentare. Kanë qenë qindra punëtorë, që kanë ndërtuar bypass-in e Fierit dhe Vlorës dhe nuk janë paguar prej më se një viti e gjysmë, që me thirrje dhe pankarta kanë kërkuar pagat e 16 muajve të shkuar.

Njeri prej tyre deklaroi për mediat se “kjo është protesta e dytë që po bëjmë. Ministria e Transporteve nuk na dëgjon për këtë shqetësim dhe se herën tjetër ne do të protestojmë para kryeministrisë nëse vazhdohet të mos kemi përgjigje.”

Punëtorët akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri që nuk zhbllokojnë pagesat e tyre.

Protestuesve ju bashkua edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në fillim të fjalës së tij, Basha përshëndeti përfaqësuesit e bypass-it të Vlorës e Fierit.

“PD, opozita dhe unë e kemi dëgjuar dhe dëgjojmë zërin tuaj. Mosmarrja e pagesave është rrjedhojë e korrupsionit. Firma ka lënë një garanci te shteti shqiptar, për nënkontratorët dhe punëtorët. Kjo garanci mjafton për të shlyer gjithë pagesat ndaj nënkontratorëve dhe punëtorëve. Kjo pagesë nuk kryhet sepse ka korrupsion, ministror dhe kryeministror. Ju nuk i merrni lekët se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë në një skenë korrupsion për ti marrë ata lekët tuaja.

Ne do të bëjë gjithçka që ju të merrni paratë që ju detyrohet shtetit shqiptar. Ju inkurajoj për protestën tuaj, ngrini zërin ndaj atyre që kanë marrë peng të drejtat tuaja, duke i hapur rrugë drejtësisë”, u shpreh Basha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY