A përfundon mandati i Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ylli Manjani ka një...

A përfundon mandati i Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ylli Manjani ka një argument

170
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka argumentuar sot se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të përfundojë mandatin si një zëvëndësues në post pas largimit të ish guvernatorit Fullani.

Me këtë rast ai ka hapur një debat të ri në lidhje me zëvëndësmin apo jo të Guvernatorit të bankës që u emërua në këtë detyrë nga Presidenti Nishani.

Sqarim ligjor per mandatin e Guvernatorit.
————
Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se:

Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij!

Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani.

Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë.

Guvenatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Ai/Ajo zgjidhet guvenator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi.

Shiheni nenin 48.3

Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i mbaron mandati këtë vit!

Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY