Klos, plagosen 5 punëtorë në minierë, 3 prej tyre përfundojnë në Tiranë

Klos, plagosen 5 punëtorë në minierë, 3 prej tyre përfundojnë në Tiranë

201
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos ku ka pasur 5 punëtorë të plagosur nga Traverbankun e Klosit.

Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilët pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Avaria është shkaktuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Klosi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY