EMRI & FOTO/ Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, Prokuroria do të...

EMRI & FOTO/ Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, Prokuroria do të thërrasë edhe drejtorin aktual

103
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për  abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan. Pas marrjes në pyetje të dy ish-Ministrave të Transportit, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda këtë të enjte janë paraqitur 3 punonjës të Ministrisë së Energjisë dhe Transporteve.

Mësohet se 3 punonjësit kanë qenë pjesë e auditimit të zbatimit të projektit për autostradën Tiranë-Durrës. Të 3 audituesit janë pyetur ne lidhje me shkeljet që kanë konstatuar prej tyre.

Ndërkohë Prokuroria mësohet se ka thirrur për të marrë ne pyetje edhe Drejtorin aktual të rrugëve Afrim Qendro.

Hetimet për  rrugën Tiranë – Elbasan nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe me pas nga Ministri Damian Gjiknuri. Sipas këtij kallëzimi, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet afro 54 milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY